Futbollisti i Kombëtares zbulon se është ndarë me klubin e tij

Sulmuesi shqiptar, Azdren Llullaku, ka njoftuar në “Instagram” se ka ndërprerë kontratën me klubin aktual nga Kazakistani, Astana.

Aventura e Llullakut me Astënën duket se nuk ka përfunduar mirë.

Ai luajti pjesën e dytë të sezonit të kaluar me ta, duke shënuar vetëm një gol, ndërsa këtë sezon ka qenë i huazuar te Tobol.

Llullaku

“Sot mbylla aventurën time me Astanën. Dua të falënderoj tifozët, klubin, lojtarët dhe këdo që e do Astanën dhe punon për të. Paçi fat të gjithë”, shkruan Llullaku.

azdrenllullakuu