Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në radarin e Juventusit

Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar një super-talent në radhët e saj për dekadën e ardhshme.

Qendërmbrojtësi, Marash Kumbulla anise vetëm 19 vjeç, po bën super-paraqitje te skuadra e Veronës në Serie A, shkruan Gazeta Olle.

Tashmë,  bashkëlojtari i Amir Rrahmanit është në shënjestër të disa skuadrave të njohura italiane.

Por, së fundi interesim për ta ka shfaqur edhe kampioni aktual i Serie A, Juventus.

Madje, Juventus ka dërguar edhe skautët e tyre për ta parë nga afër yllin shqiptarë.

Vlen të përmendet se më parë Napoli dhe Fiorentina kishin shfaqur interesim për Kumbullën.

kumbulla milik