Modelja serbe sërish në krah të futbollistit të Kombëtares shqiptare

Alisa Menkoviq është gjendur sërish në krahët e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Modelja serbe ka qenë edhe më parë në një marrëdhënie me mbrojtësin e Atalantës në Seria A, por tashmë është kthyer përsëri te ai pas një viti e gjysmë, transmeton Gazeta Olle.

Ajo ishte në një lidhje me një djalë tjetër më të cilin ajo kishte planifikuar edhe martesën. Por fatkeqësisht, ai ka rënë në burg dhe kjo ka sjellë nderjen nga modelja. Sipas mediave serbe, Gjimshiti dhe Alisa i kanë kaluar pushimet e vitit të ri në Dubait.

“Rrjetet sociale ndonjëherë iu japin ndonjë kuptim tjetër disa gjërave. Unë dhe Berati kemi mbetur miq të mëdhenj dhe kështu do të jemi”, ka thënë ajo për mediat serbe.