Futbollisti i Çekisë para ndeshjes me Kosovën: Gjaku serb qarkullon në gjakun tim, por…

Nuk ka mardhënie të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, andaj futbollisti i Republikës së Çekisë Stefan Simic, prindërit e të cilit janë serbë të Bosnjës, do të zbresë të shtunën në kryeqytetin kosovar.

24-vjeçari i cili luan në klubin kroat Hajduk Split megjithatë nuk ka asnjë mendim negativ për popullin e Kosovës, derisa zbulon se ka edhe shokë në Përfaqësuesen kosovare, duke përmendur mbrojtësin Mërgim Vojvoda, me të cilin ka luajtur dikur bashkë, shkruan Zëri.info.

“Bosnja është e ndarë në tre pjesë, familja ime vjen nga një vend ku jetojnë serbo-boshnjakët. Kështu që unë jam serb, jam ortodoks. Jam person pa konflikte. Disa futbollistë kosovar përfaqësojnë shtete tjera, si për shembull Shqipërinë”, tha Simic, i cili është duke u përgatitur për ndeshjen e së shtunës në Kosovë.

“Kam shokë mysliman, ortodoks dha katolikë. Miqtë e mi janë nga pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë, Ballkani dhe bota. Nuk kam asgjë kundër askujt”, shtoi Simic.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, por Serbia ende e konsideron pjesë të territorit të saj.