Futbollisti brazilian e çon në ‘qiellin e shtatë’ trajnerin shqiptar

Ish-lojtari i Flamurtarit të Vlorës, Dagllas Mendez, i cili u aktivizua me klubin kuq e zi nga muaji gusht deri në ghjetor të vitit 2014, kujton me nostalgji eksperiencën vlonjate, por ajo që i ka lënë më shume mbresa në mendje mbrojtësit brazilian është profesionalizmi i trajnerit Ernest Gjoka.

“Gjoka është një trajner i madh, që më ka ndihmuar në atë kohë tek Flamurtari dhe jam i sigurtë që në një të ardhme të afërt do të ketë shumë sukses në futbollin shqiptarë dhe europian, pasi është një profesionisht i madh“, tregon 26 vjeçari për GazetaOlle.com, që në karrierën e tij ka luajtur Bahian, Koko-Kolon dhe Trezen në Brazil.

Në fakt, në labirintet e futbollit shqiptarë, Gjoka i cili ka drejtuar Kamzën, Apoloninë, Tomorin dhe Flamurtarin njihet si trajneri më i mirë i gjeneratës së tij. Mënyrat bashkëkohorë të trajnimit, aplikimi i skemave inovative dhe mentaliteti perëndimor e kanë shndërruar 45 vjeçarin në një ikonë të trajnimit vendas. (Gazeta Olle)