Futbollistët shqiptarë të Shkëndijes nominohen për lojtar të vitit në Maqedoni

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka bërë publik nominimet për më të mirët e sezonit 2016/2017 në futbollin vendor.

Shkëndija falë ecurisë të suksesshme jo vetëm në ekipin e parë, rezulton me 4 anëtarë të nominuar për tre çmime.

Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi janë dy prej tre kandidatëve për çmimin “Futbollisti i vitit në kampionatin vendor”.

auto_Buba1511104587

Trajneri i skuadrës U19 të Shkëndijës, Bekim Osmani është kandidat për “Trajneri më i mirë në futbollin e të rrinjëve, ndërsa Enis Fazllagiç është nominuar për çmimin “Futbollisti më i mirë i ri”.

Fituesit do të zgjidhen përmes votimit  (përmes LINKUT), ndërsa ceremonia tradicionale e shpalljes së fituesve do të zhvillohet më 3 dhjetor në Shkup.

shkendija

shkendijaaa