Futbollistët ‘kuqezi’ falënderojnë Llukën

Futbollistët e Vëllaznimit e kanë gjetur një meritor për rikthimin e Genc Hoxhës në klub dhe normalizimin e situatës dhe ai sipas tyre është anëtari i kryesisë, Valon Lluka.

“Në emër të të gjithë futbollistëve, dua të falënderoj Valon Llukën, i cili bëri çmos që gjendja brenda klubit të përmirësohet. Shpresoj që gjithçka do të shkojë mirë”, deklaroi Yll Myrta për GazetaOlle.com.

Vëllaznimi të dielën e sfidon Hajvalinë në Kizhnicë.