Futbollistët e Vllaznisë me gjestin e vitit: Dhurojnë premitë e tyre për operimin jetik të ekonomit

Futbollistët e Vllaznisë e kanë bërë një gjest të jashtëzakonshëm.

Ata kanë dhuruar premitë e tyre për ekonomin e skuadrës, i cili vendosi një stendë në zemër, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë e keni njoftimin e Vllaznisë.

“Një gjest sa do qe eshte human ashtu edhe shum fisnik. Lojtaret e klubit ton ne ndeshjen e zhvilluar mes KF Vllaznia dhe Onix Banja ju ishin ofruar Premio per fitore, Ne at dite ekonomit te klubit z.Veton Alidemaj ju keqsua gjendja shëndetsore dhe në at rast mejkët kerkuan urgjentisht ti vendoset nje stendë sespe gjendja ishte serioze,keshtu qe lojtaret e klubit unanimisht vendosen qe ato Premia ti dhurojne per z.Veton Alidemaj,i cili fatmirsisht e kaloj me sukses vendosjen e stendave dhe sot i eshte kthyer familjes pas ketij tretmani.

Ne si klub faliminderojme nga zemra lojtarët per kete kontribut që dhan per ekonomin e klubit,ndersa ne i urojme sherim te shpejt dhe kthim ne vendin e punës”. /Gazeta Olle/