Futbollistët e larguar nga Besa me letër për Gazetën OLLE, zbulojnë gjendjen e mjerueshme të klubit

Besa është në kaos total derisa kryesia aktuale që paturpësisht po e dërgon klubin me traditë drejt humnerës, ka fajësuar sot mediat për “raportim të rrejshëm”.

Madje, Besa i ka quajtur të gjithë lojtarët e larguar si rezervistë, ani pse shumica e tyre kanë bartur barrën kryesore në edicionin që e lamë pas.

Futbollistët e larguar të Besës e kanë dërguar në adresë të Gazetës Olle një letër publike, duke sqaruar gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet klubi.

Redaksia e gazetës për hir të korrektësisë, ua sjellë shkrimin e plotë (pa redaktim) të dërguar në kushte anonime.

“Ne si ish lojtar te KF Besa reagojm ndaj shkrimeve te klubit kinse ne jemi largu se kemi qen rezervista dhe ne pa mundesi qe te shprehim veten te ky klub.

Kjo aspak nuk qendron per shkak se ne kemi qen pothuajse 80% te deshjeve pjes e formacionit baz te skuadres dhe se kto suksese qe ka arrit klubi ket stinor kemi jep kontribut te madh dhe per kte jan mir te informuar gjith klubi dhe qyteti i Pejes.

Formacioni me i keq i beses dhe me i dobt jan vet kryesia e klubit jan njerzit qe kan shkatrru klubin nder me te madh ne Kosove! Esht per t ardh keq se pikrisht kta njerez zgjodhen qe te paguajn vetem 6 prej 25 futbollisteve qe kemi jep kontribut ne menyr te msheft dhe te pa bes por qe gjdo gje u kuptu shum shpejt.

Pikrisht kjo kryesi e klubit dhe kta njerez jan ata qe bejn edhe 11 baz te skuadres dhe ndikojn ne formacionin e klubit dhe ne lojtar sipas interesave te tyre edhe ne ato raste kur kemi qen rezervist ska qen zgjedhja e trenerit po e kryesis . Kta jan njerzit qe klubin Besa e pruan nket gjendje dhe ra nje kategori me posht per ket jan te informum i gjith qyteti dhe sportdashesit Pejan”, thuhet në reagim. /Gazeta Olle/