Futbollistët e Kosovës dhurojnë 25 mijë euro për shoqatën humanitare që drejtohet nga Halil Kastrati

Futbollistët e Kosovës ndihmojnë “Jetimat e Ballkanit”.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke dhuruar para për shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Futbollistët dhe stafi i përfaqësueses verdhekaltër kanë dhuruar 25,000 euro për këtë shoqatë.

Këtë gjë e ka konfirmuar Halil Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ai ka falënderuar përzemërsisht lojtarët.