Futbollist i Kombëtares së Shqipërisë përkrah Albin Kurtin: Shihemi me 51%, hallall çdo votë o king

Pas kapitenit të Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmanit, edhe mbrojtësi i Hajduk Splitit dhe Shqipërisë, Ardian Ismajli ka dalë publikisht në përkrahje të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Ismajli, i lindur në një fshat të Podujevës, i cili ka luajtur për Prishtinën dhe 2 Korrikun, pretendon se Kurti do t’i fitojë mbi 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme.

“Shihemi me 51%. Hallall çdo votë o king”, ka shkruar 23-vjeçari në Instastory në Instagram.

Ismajli, i cili në vitin 2018 vendosi ta braktisë ekipin kombëtar të Kosovës për atë të Shqipërisë, për shkak të mungesës së hapësirës tek “Dardanët”, e ka fituar vendin e një titullari të padiskutueshëm te skuadra e njohur kroate si dhe te Kombëtarja shqiptare.