Futbolli në borë është art, edhe Gjilani përgatitet në ambient të hapur

Edhe pse në kushte jo shumë të favorshme për punë, skuadra e Gjilanit edhe ditën e sotme vijoi me përgaditjet për edicionin pranverorë, njofton faqja zyrtare.

Skuadra e drejtuar nga Pajaziti së bashku me trajnerët ndihmës dhe atë kondicional, sot stërvitjet i vazhduan në ambient të hapur, përkatësisht tek fusha ndihmëse ku dhe punuan për rreth një orë e gjysmë.

Stërvitja e sotme ishte kryesisht e drejtuar nga ana fizike ku pati vrapime dhe ushtrime të cilat trajnerët i caktuan për futbollistët e Gjilanit.

Gjilani përgaditjet do t’i vazhdojë edhe ditën e nesërme në kohën dhe vendin e njejtë.