“Futbolli më është borxhli, shpresoj të ma paguajë”!

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, shpreson se një ditë do ta fitojë Kupën e Botës, të cilën e humbi në vitin 2014 ndaj Gjermanisë në finalen e Rio De Janeiros.

Messi ka pranuar se ende ndjen dhimbje për humbjen në Rio dhe ai ka bërë shaka, duke u pajtuar me trajnerin Jorge Sampaoli, se futbolli i ka borxh atij. “Unë shpresoj se futbolli do të ma paguajë borxhin. Kam dëgjuar çka ka thënë Sampaoli. Në fakt, ai ma ka thënë edhe vet”, foli Messi për FIFA. Com, përcjell Gazeta Olle.

Image result for messi argentina

“Nuk mendoj se dhimbja e Botërorit të vitit 2014 do të shërohet ndonjëherë, por mendoj se thjesht duhet të pajtohem me atë që ndodhi. Kupa e Botës përbën kujtime të mira, por edhe ndonjëherë shumë të vështira”, u shpreh Messi.

Image result for messi argentina

Argjentinasi do ta kërkojë triumfin në atë që besohet se do të jetë Botërori i fundit për të në Rusia 2018 dhe Përfaqësuesja e tij është ne mesin e favoriteve për ta fituar Kupën. /Gazeta Olle/

Image result for messi argentina vs germany