“Futbolli është si fe në Itali”…

Futbolli italian pritet të rinis së shpejti me ndeshjet e mbetura në Serie A.

Ndërsa, ish-mbrojtësi i njohur, Paolo Cannavaro ka thënë se futbolli në shtetin e tij është si fe, shkruan Gazeta OLLE.

38-vjeçari, që u pensionua në janar të vitit 2018, ka thënë se i vetmi vendim i drejtë do të ishte përfundimi i edicionit.

“Unë jam për rikthimit, duke parë që shteti ynë mund të marrë një frymë oksigjeni. Nëse do të luaja ende në Seria A do të isha në favor të rikthimit”, ka thënë Cannavaro.

“E vërteta është se futbolli në Itali është një fe, një besim, një pasion që nuk do të mund të merret nga askush”, ka shtuar ai.