Futbolistët e Gjilanit lirohen nga karantina? Përgjigjen nga Ministria e Shëndetësisë

Trajneri dhe gjashtë futbollistë të klubit të Gjilanit ditën e premten janë futur në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Klubi dhe Komuna e Gjilani së bashku me FFK-në kanë bërë kërkesë që lojtarët të lirohen nga karantina dhe të vetëkarantinohen në shtëpitë e tyre, por Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka marr një vendim se a do të lirohet këtë futbollistë me trajnerin tyre.

Lidhur me këtë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hotin, ka thënë për Gazetën inFokus se puna e karantinës nuk lidhet më punë e sportit, ata ty janë sikurse çdo qytetarë tjetër.

Hoti ka lënë të kuptohet se futbollistët e Gjilanit do të qëndrojnë për 7 ditë në konvikte e me pas nëse rezultojnë negativ do të lirohen për tu vetëizoluar nëpër shtëpitë e tyre.

“Puna e karantinës nuk lidhet me punën e sportit, ata aty janë sikurse çdo qytetar. Pasi të bëhen 7 ditë testohen edhe të nesërmen të gjithë ata që dalin negativ shkojnë në shtëpi. Është standard, në ditën e shtatë të hyrjes në karantinë ata testohen, në mbrëmje i marrim rezultatet dhe krejt ata që rezultojnë negativ shkojnë në shpi në vetëizolim”.,deklaroi Hoti.

Zëdhënësi i MSH-së ka deklaruar poashtu se Ministria i analizon kërkesat dhe me pas merr vendim për lirimin e të karantinuarve, por për rastin e lojtarëve ka thënë se ata edhe ashtu janë gati për të dalë nga karantina dhe edhe nëse dalin nuk do të rifillojnë menjëherë me stërvitje pasi kubet do të dezinfektojnë objektet e ambientet.

Hoti ka shtuar se vetëm disa kategori të veçanta lirohen nga konvikti.

“Vendimi është për Superligën nuk është për krejt. Ministria i analizon kërkesat dhe me pas marrin vendim për lirimin e të karantinuarve, por ata janë edhe afër për të dalë nga konvikti, deri sa të përgatiten klubet deri sa ti zbatojnë rregullat e udhëzimet se duhet mi dezinfektu objektet, hapësirat, janë do rregulla pak më ndryshe, por ajo se çka e dallon këtë rregull është se kur hyn një qytetar aty, nuk hyn si entitet si sportist ose politikan, por hyn si qytetar që i plotëson kriteret . Janë disa kategori që lirohen, p.sh mjekët, FSK-ja, personat mbi 70 vjet, personat nën 18 vjet, personat me sëmundje kronike dhe ata që vinë për ndonjë ceremoni familjare”, përfundoj Faik Hoti.