Fundi i martesës përrallore, super-Latifi kualifikon Skënderbeun dhe largohet

Liridon Latifi është përshëndetur me shokët e skuadrës pas kualifikimit në grupet e Europa League të Skënderbeut.

Ai në sezonin e ardhshëm do të luajë në Hungari me Pushkash Akademi.

Kjo është një humbje e madhe për skuadrën e Skënderbeut.

Korçarët do të luajnë pa Latifin në grupet e Ligës së Evropës.

Prishtinasi shënoi golin në barazimin në udhëtim 1:1 në ndeshjen e parë.

Në fund, ai gol doli të jetë vendimtar për kualifikimin.