FSHF rezervon 100 vende për serbët në stadium

Është e konfirmuar që në “Elbasan Arena” do të ketë edhe mbështetës të Serbisë. Ka qenë fillimisht kryeministri Rama që e ka njoftuar diçka të tillë, në takimin e drejtpërdrejtë në një studio televizive me homologun e tij, Vuçiç, por edhe Armand Duka që e ka njoftuar diçka të tillë.

Do të jenë sponsorë dhe bashkëpunëtorë të federatës serbe ata që do të kenë rreth 100 vende në tribunën qendrore.