FSHF pasuron 4 klube të Superligës (FOTO)

Kampioni e Superligës merr 100 milionë lekë për titullin, 50 milionë merr fituesja e Kupës së Shqipërisë dhe 15 të tjera për skuadrën që merr çmimin Fair Play.

Fare pak nëse mendon që shpenzimet për këto trofe janë shumë të mëdha, fare pak nëse i shton këtu faktin që këto çmime kanë mbetur të pandryshuara prej më shumë se një dekade.

Madje, kjo mbetet edhe pse vlera e lekut në Shqipëri ka ndryshuar.

Presidentët e klubeve kanë kërkuar një tjetër shportë të ardhurash për këto objektiva madhorë, kërkesë e cila ende nuk ka gjetur zgjidhje.

kukesi

Këtë sezon Kukësi arkëtoi 100 milonë lekë, Tirana 65 të tilla duke marrë Kupën e Shqipërisë dhe çmimin Fair Play.

Kujtojmë që në këtë sezon kampion në Superiore u shpall ekipi i Kukësit.

Në vendin e dytë u rendit Partizani, ndërsa në të tretin Skënderbeu.

Tirana do të fitojë 65 milionë lekë, derisa Superioren e mbylli në vendin e parafundit, duke rënë nga elita.

Partiyani

vllaznia tirana