FSHF me topa zyrtarë, 17500 copë në vit për gjithë skuadrat (FOTO)

Pas shqetësimit të ngritur nga “Panorama Sport” në fillim të çdo sezoni se Shqipëria është një nga vendet e pakta që zhvillon kampionatet e futbollit pa topa zyrtarë të kompeticioneve, më në fund FSHF ka marrë vendimin për të sjellë një risi në sportin më të ndjekur në vend duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në internet, Federata ka bërë me dije se janë përzgjedhur dizenjot e topave me të cilët do të zhvillohen aktivitetet futbollistike në sezonin e ardhshëm.

Kategoria Superiore dhe ajo e Parë do të kenë topa të personalizuar me logot e tyre, ndërkohë që në stërvitje çdo skuadër do të ketë në dispozicion topa me logo të FSHF-së. Plot 17500 topa në vit do të shpërndajë Federata për klubet e futbollit.

Njoftimi i plotë i FSHF-së

“Siç edhe jeni në dijeni FSHF para pak kohësh ka iniciuar një projekt për të shpërndarë topa falas për të gjithë futbollin shqiptar, duke filluar nga Kategoria Superiore e deri tek ajo amatore, përkatësisht, deri në fëmijët e moshave 7-vjeçare.

Topat do të jenë të brenduar me logot e kompeticioneve. Sot i’u ripërcjellim edhe brandimin final të TOPAVE, tashmë të konfirmuar që do të përdoren në Garat e Superiores dhe të Kategorisë së Parë, por edhe Topin zyrtar të FSHF-së.

Topi i Kategorisë Superiore dhe kategorisë së parë do të ketë çerfifikimin përkatës FIFA-Pro, i cili është niveli më i lartë i aprovimit të topave. Ndërsa topat e stërvitjes do të kenë çertifikimin e FIFA-IMS (International match Standarts). Topat do ti shpërndahen klubeve dhe skuadrave për sezonin e ardhshëm 2017 -2018. Sasia e tyre do të jetë 17500 topa në vit.”