FSHF kopjon FFK-në, merr këtë vendim

Kategoria Superiore ka hyrë në sprintin final dhe nëse ne krye duket gjithçka e mbyllur për sa i përket garës për titull, pas Partizanit ka luftë për çdo pikë.

Për këtë arsye, klubet ecin me laps e letër dhe tashmë është e qartë që ekziston frika e llogarive në distancë, nëse disa ndeshje luhen para të tjerave.

Kështu, këtë fundjavë java e 32-të ishte planifikuar me dy fasho orare, por Laçi-Kastrioti pasdite mund të ndikonte jo pak te renditja, me ndeshjet e tjera që do të luheshin në mbrëmje.

Për këtë arsye, disa klube kanë ngritur zërin dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen të shtunën, në orën 15.00