FSHF del me njoftim: Dështon ndeshja e parë në “Arena Kombëtare”

FSHF-së i ka dështuar ndeshja Vllaznia – Apolinia, e planifikuar të luhet në stadiumin e ri kombëtare, përcjellë Gazeta Olle.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

Duke qënë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos sëbashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjëndje optimale në prag të ndeshjes inaguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se biletat e shpërndara për ndeshjen testuese mund të përdoren në datë 10 Nëntor”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës së Futbollit të Shqipërisë.