Frustrimi i tifozëve: Drita “frikësohet” ta publikojë edhe rezultatin e ndeshjes pas “piknikut” në Drenas

Drita u turpërua në Drenas nga Feronikeli, duke pësuar katër gola edhe në vizitën e dytë në “Rexhep Rexhepi” këtë sezon.

Gjilanasit u mposhtën 4:1 dhe Feronikeli marshoi drejt titullit, përcjellë Gazeta Olle.

Në postimin e formacioneve zyrtare e po ashtu edhe në faqet e ndryshme në rrjetet sociale, tifozët e Dritës kanë shpërthyer për paraqitjen dhe angazhimin e lojtarëve në ndeshjen e djeshme.

Kësisoj, duke dashur të evitojë komentet edhe më të shumta, Drita nuk e ka postuar fare ende rezultatin e ndeshjes në faqen zyrtare.

Postimi i fundit është ai i formacioneve zyrtare para sfidës. /Gazeta Olle/