Frika nga koronavirusi: FBK nuk mban aktivitetin e rëndësishëm të sllovenit, Janez Drvariç

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se aktiviteti i tyre i organizuar në bashkëpunim me FIBA-në, Klinika për Trajnerë në organizim, nuk do të mbahet për arsye të frikës nga koronavirusi, përcjellë Gazeta Olle.

“Të shtunën ishte paraparë të mbahej Klinika për Trajnerë në organizimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), FIBA Evropës dhe Shoqatës së Trajnerëve rë Basketbollit të Kosovës.

Ligjërues në këtë Klinikë ishte trajneri i njohur slloven, Janez Drvariç, megjithatë është anuluar për shkak të frikës së koronavirusit.

Anulimi i kësaj klinike ka ardhur në koordinim me FIBA-n, derisa për zhvillimin e kësaj klinike, FBK-ja do të ju njoftojë me kohë.
Në mbarë botën janë anuluar shumë evente sportive për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.

Federata e Basketbollit e Kosovës duke respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, ka vendosur, që nga dita e sotme, ndeshjet të zhvillohen pa shikues deri në një vendim të ardhshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar nga FBK.