Frika nga koronavirusi: Edhe klubi tjetër i futbollit vendor dezinfekton zhveshtoret!

Koronavirusi ka shkaktuar një panik jo të vogël në vend, teksa domosdoshmërish ka ndikuar edhe në sport.

Klubi i Ligës së Dytë, Fushë Kosova, ka bërë një gjest për duartrokitje, përcjellë Gazeta Olle.

Bardhekaltërit kanë angazhuar një kompani private për dezinfektimin e ambienteve të klubit.

“Dezinfektimi dhe dezinsektimi i klubit tonë KF Fushë Kosova nga kompania e licencuar Eko-pastrimi!

E falenderojmë kryesin e klubit dhe kryetarin për këtë iniciativë dhe kujdes të shtuar për shëndetin!

Shëndeti mbi te gjitha”, njofton Fushë Kosova. /Gazeta Olle/