Franca, finalistja e parë e Kupës së Botës

Franca është finalistja e parë e Kupës së Botës 2018.

Kombëtarja franceze u kualifikua në finalen e madhe që do të mbahet në Moskë, pas fitores ndaj Belgjikës sonte.

“Gjelat” triumfuan me rezultat minimal, 1:0.

Pjesa e parë edhe pse solli raste të mira, u mbyll pa gola.

E në fillim të pjesës së dytë, Samuel Umtiti shënoi me kokë nga afërsia.

Ai i shpëtoi mbulimit të Marouane Fellainit, për të ralizuar me kokë.

Në minutat e mbetur Belgjika provoi me të gjitha forcat, por Franca në krye me portierin Hugo Lloris, rezistoi me sukses.

Në finale Franca takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Angli-Kroaci.

Ndërkohë, Belgjika e mbyllë në gjysmëfinale aventurën në Rusi, që mund të konsiderohet si e suksesshme.

Finalja e madhe zhvillohet të dielën prej orës 17:00.