Fotografitë nga stërvitja e fundit e Kosovës në Drenas

Edhe në ditën e tretë kanë vazhduar përgatitjet e Kombëtares A të Kosovës para ndeshjes miqësore kundër Letonisë, në një atmosferë pune  e harmonie që japin shpresën për një rezultat të mirë, njofton Federtata e Futbollit të Kosovës e shkruan GazetaOlle.com.

Fusha e mirë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, po ofron kushte të mira për stërvitje e ku nuk po mungojnë shikuesit dhe mediet që po ndjekin stërvitjet nga afër. Sikur në ditët e kaluara edhe sot  stërvitjet kishin theks të veçantë lojën sulmuese dhe presingun që duhet bërë ndaj kundërshtarit duke vënë në skema disa mënyra sulmi nga krahët.

Më poshtë i keni fotografitë nga stërvitja e fundit. /Gazeta Olle/