Formacioni i mundëshm i Kosovës nga Gazeta Olle

Kosova do të luajë sot ndeshjen e tretë të grupit në Ligën D të Ligës së Kombeve.

Në stadiumin Fadil Vokrri sonte zbret Malta, takim që fillon prej orës 20:45.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, pritet të vije me disa ndryshime në formacion nga takimi i fundit me Ishujt Faroe.

Dyshimet më të mëdha janë tek krahu i djathtë i sulmit, ku balotazhin mes Rashicës, Zhegrovës e Kastratit, pritet ta fitojë ky i fundit.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, V.Berisha, Zeneli, Kastrati dhe Nuhiu. /Gazeta OLLE/