Formacionet zyrtare: Napoli – Inter

Kryendeshja e kësaj jave në Serie A zhvillohet në ”San Paulo”.

Napoli do të jetë nikoqir i Interit, skuadër e cila është në formë të mirë këtë sezon, përcjellë ”GazetaOlle”.

Interi vjen në këtë ndeshje pas fitores në derbin ndaj Milanit, të cilin e fitoi me rezultat, 3:2.

Megjithatë, Napoli është edhe më i fortë këtë sezon, ku nga tetë ndeshjet e zhvilluara, të gjitha i kanë fitore dhe renditet në vendin e parë.

DMrVK-iW4AElxoc

Pa harruar ta përmendim, nga tetë ndeshje të zhvilluara, Interi ka shtatë fitore dhe vetëm një barazim duke ”uzurpuar” vendin e dytë.

Pak para ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet, me të cilat do të përballen sonte.

Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Jorginho, Hamsík; Callejón, Mertens, Insigne.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Nagatomo; Vecino, Gagliardini; Candreva, Valero, Perisic; Icardi./Gazeta Olle/

DMrVMjMX0AEtAWS