“El Classico” i takon Barcelonës

Barcelona e ka fituar “El Classicon” e dytë të këtij edicioni të La Ligas, duke e mposhtur Real Madridin 2:1 në “Camp Nou”. Golat për katalunasit i shënuan Jerey Mathieu dhme Luis Suarez ndërsa për mysafirët realizoi Cristiano Ronaldo. 

Ndeshja kronologjikisht:

90+ Përfundon gjithçka. “El Classico” fitohet nga Barcelona 2:1 që shkon në +4 pikë nga Reali në tabelë.

Javier Mascherano e tepron me aktrim. Simulimi bëhet ‘hit’ në internet.

Nis në rrjetet sociale diskutimi mbi golin e Suarez. Pyetja është se a ishte ‘offside’?

Untitled

GOL: Suarez rikthen epërsinë e Barcelonës në minutën e 56-të. 2:1.

Videohttps://www.youtube.com/watch?v=Qi64E_f5eDE

Gol i anluar: Bale shënon nga afërsia në të 39-ën, por goli anulohet me pretekst se ishte në pozitë jashtë loje. Në xhirimet televizive shihet se goli ishte i rregullt.

11067952_10206136156665576_1017276779_o

GOL: Ronaldo barazon shifrat duke shënuar nga afërsia. Minuta 31-të, 1:1.

GOL: Mathieu ka shënuar me kokë për Barcelonën duke e zhbllokuar “El Classicon”. 1:0 për vendësit.

12‘ Ronaldo e ka goditur traversën pas pasimit të Benzemas. Mbetet 0:0.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Bravo, Alves, Pique, Mathieu, Alba; Mascherano, Iniesta, Rakitic; Messi, Luis Suarez dhe Neymar

Real Madrid: Casillas, Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo, Kroos, Modric, Isco, Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Benzema;