Formacionet e mundshme Liverpool-Bayern, a do të luajë Shaqiri nga fillimi

Sonte zhvillohet një nga ndeshjet më emocionuese në Ligën e Kampionëve, ku Liverpool e pret Bayernin, shkruan Gazeta Olle.

Liverpooli po përballet me mungesa të shumta, sidomos në mbrojtje, ku do të mungojnë Virgil van Dijk, Dejan Lovren dhe Joel Matip, derisa edhe Firminho është në dyshim.

Por, Xherdan Shaqiri pritet të jetë në bankën rezervë. Gjithashtu edhe mysafirët kanë mungesa, sidomos ajo e Thomas Muller, apo edhe Arjen Robben dhe Franck Ribery që nuk do ta luajnë nga fillimi.

Formacionet e mundshme

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Fabinho, Matip, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Milner, Salah, Mane, Firmino.

Bayern: Neuer; Kimmich, Sule, Hummels, Alaba; Martinez, Thiago; Gnabry, James, Coman; Lewandowski