Edon Zhegrova së fundi ka asistuar në barazimin 1:1 të Baselit ndaj Xamax.
Për Zhegrovën ishte ky asistimi i dytë në dy ndeshjet e fundit në Zvicër, shkruan Gazeta Olle.
Ylli i Kosovës ka filluar tashmë të shfaqë shenja të pjekurisë, pasi ishte akuzuar nga tifozët lidhur me qasjen e shumtë në rrjetet sociale.
Zhegrova ka fshirë shumicën e postumëve të tij në rrjetin social Instagram duke lënë vetëm një foto me motrën e tij, Valzën dhe një video ku shënon gol me Baselin.
20 vjeçari pas super-paraqitjes së djeshme kishte fituar edhe një vend në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.