“Football Republic” i Redi Jupit, pret Shkollën e Futbollit nga Kosova

Shkolla e Futbollit “Football Republic” që drejtohet nga Redi Jupi, ka pritur sot Shkollën e Futbollit Gjakova.

Aktiviteti i mbajtur në Tiranë, ishte i pari i vitit 2020 për dy shkollat futbollistike, përcjellë Gazeta Olle.

Dy shkollat u përballën me grupmoshat U-9, U-11, U-13, U-15 dhe U-17.

Kjo ishte një eksperiencë shumë e mirë për dy palët dhe ato pritet të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, KF Gjakova, dikur klub me nam në vend, ka falënderuar “Football Republic” për mikpritjen.

Më poshtë disa foto nga aktiviteti i sotëm. /Gazeta Olle/