Florian Miftari zbulon përforcimin e radhës te Sigal Prishtina (VIDEO)

Menaxheri i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, ka zbuluar përforcimin e radhës te klubi më i madh në vend.

Ai në një intervistë dhënë për edicionin sportiv Arena në televizionin Tribuna Channel, sqaroi edhe punën e lojtarit serb, Alexey Neshoviq, ardhjen e të cilit tifozët Plisat e kishin kundërshtuar fuqishëm. Me Drilon Hajrizin e Samir Shaptahoviqin tha se nuk ka pasur kurrë biseda.

‘Floki’ foli edhe për pjesëmarrjen e Sigal Prishtinës në Ligën e organizuar nga FIBA Europa, nga e cila theksoi se varen edhe përforcimet e ardhshme.

https://www.youtube.com/watch?v=d-9NRWSAXNg