Florian Kohfeldt me fjalë të mëdha për Milot Rashicën

Forma e jashtëzakonshme e futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen, Milot Rashica vazhdon t’i bëjë të gjithë të flasin për të.

Gjithsesi, me formën e tij është shumë i kënaqur edhe trajneri i werder Bremenit, Florian Kohfeld.

Trajneri gjerman para ndeshjes derbi që skuadra e tij e zhvillon te dielën me liderin e tabelës, Borussia Moenchengladbach, ka thënë se Rashica është shumë i rëndësishëm për ekipin.

“Rashica çdo herë po bëhet më i mirë. Ai është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka thënë Kohfeld duke i quar kështu në njëfarë forme mesazh kërcënues kundërshtarit.

Image