Florent Hasani shënon në stilin e tij, “vulosë” fitoren e Diosgyorit

Florent Hasani ka realizuar në stilin e tij. E majtë e fuqishme dhe jashtëzakonisht precize, që përfundon aty ku duhet – në rrjetë!

Vushtrriasi ka gjetur golin në minutën e tretë shtesë në ndeshjen e Diosgyorit ndaj Zalaegerszegut, përcjellë Gazeta Olle.

Rezultati në ato momente ishte 2:1 për ekipin e Hasanit, goli i të cilit i mundësoi Diosgyorit qetësi deri në fund të sfidës.

Ky ishte goli i parë i Hasanit për këtë edicion në elitën e futbollit hungarez.

Ekipi i reprezentuesit të Kosovës zë vendin e shtatë në renditje.

Më poshtë mund ta shikoni golin e Hasanit dhe festën e tij me skuadrën. /Gazeta Olle/