Florent Hadërgjonaj zgjedh përfundimisht mes Zvicrës dhe Kosovës

Më në fund shuhet kureshtja. Futbollisti shqiptar, Florent Hadërgjonaj ka vendosur që të përfaqësojë Kosovën.

Sipas burimeve të Indeksonline afër futbollistit, 24 vjeçari ka ndarë mendjen dhe do ta lë Zvicrën për Kosovën.

Megjithatë Indeksonline merr vesh që Hadërgjonaj nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë kundër Bullgarisë, por do t’i bashkohet Kosovës në qershor për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, transmeton Gazeta Olle.