Florent Hadëgjonaj ka një falënderim special një ditë pas ndeshjes me Anglinë

Djelmoshat e Kosovës kanë pësuar humbje nga Anglia me rezultatin 5:3, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Ishte kjo një ndeshje mjaft interesante ku nuk munguan atmosfera, angazhimi, aksionet e bukura dhe golat.

Edhe përkundër humbjes Kombëtarja e Kosovës tregoi një paraqitja fantastike, sidomos në pjesën e dytë.

Pas kesaj sfide emocionuese dhe jashtëzakonisht interesante ylli i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka falendëruar ekipin e Kosovës dhe tifozët për përkrahjen fantastike gjatë 90-të minutave lojë.

“Krenar me ekipin kombëtar dhe faleminderit gjithë tifozëve për përkrahjen e madhe”, ka shkruajtur Hadërgjonaj në rrjetin social Instagram.