Flitej për një kalim në Superligë të Kosovës, Shtubina konfirmon skuadrën e re

Gjatë javës së fundit flitej për një kalim të mundshëm të futbollistit Ndriçim Shtubina në Kosovë.

Mesfushori shkodran tashmë ka konfirmuar skuadrën e re për edicionin e ri, raporton GazetaOlle.

32 vjeçari tashmë do të jetë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.

“Kuq e blu përsëri”, ka shkruar në rrjetet sociale, Shtubina.

Kujtojmë se futbollisti në fjalë ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha në Shqipëri si: Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi, Laçi e Vllaznia.