Flet për herë të parë ish-gruaja e Buffon: Turp çfarë më bëri (FOTO)

Në vitin 2011 ata u martuan e kanë bashkë dy fëmijë. Por ndarja erdhi befas në vitin 2014 kur ai e tradhtoi atë në sy të të gjithë italianëve.

Buffon u marros pas gazetares sportive Ilaria D’Amico, e cila më vonë e bë e dashura e sot gruaja e tij.

Ata kanë një fëmijë. Pavarësisht bujës së madhe, ish-gruaja e portierit Alena Seredova, vendosi të qëndronte në heshtje.

E vetëm sot, pasi kanë kaluar vite e plagët janë mbyllur, ajo foli për ndarjen.

Buffon e la për gazetaren sportive, flet për herë të parë ish-gruaja e portierit

 

Për të përjavshmen “Chi” ajo tregoi “Ishte një goditje e fortë. Më është dukur sikur mu përmbys shtëpia. Kisha hallin e fëmijëve”.

E pikërisht për qetësinë e tyre Alena i qëndroi ftohtë skandalit mediatik.

“U bëra e fortë për fëmijët e mi. Kam bërë gjithçka që ata të ndiheshin mirë e sot qëndroj me kokën lart. Por s’ka qenë e lehtë”.

“Le të themi që kisha hasur shenja se diçka nuk shkonte mirë, por nga mënyra se si jam e gatuar nuk e pranoja dot hapur se kishte një problem. Tradhtinë e mora vesh pikërisht nga revista së cilës po i rrëfehem sot”.