Flet kapiteni Rrahmani: Kemi bërë lojë të mirë, kemi luajtur më mirë se Anglia

Amir Rrahmani beson se Kosova meritoi më shumë në ‘Fadil Vokrri’ kundër Anglisë

‘Dardanët’ i mbyllën eliminatoret me humbje, duke u mposhtur 0-4 në shtëpi nga ‘Tre Luanët’.

“Mendoj se na mungoi realizmi, pasimi i fundit dhe gjuajtja. Kemi bërë lojë të mirë, kemi luajtur shumë më mirë se ata. Rezultati nuk është i drejt për atë që treguam në fushë”, tha Amir.

“Nuk është e drejtë rezultati për këtë lloj ndeshje që kemi bërë, na mbetet të përmirësohemi për gabime të vogla”.

“Motivi? Motivi ishte sepse ambienti ishte fantastik dhe luajtëm përball një Kombëtare të fortë”, shtoi ai mes tjerash.