Flet kandidati për trajner te KEK-u, kjo është situata

Duket se Kosova është kthyer në një trend për shqiptarët madje jo vetëm për futbollistët që nisën të shkojnë që nga fillimi sezonit të shkuar por edhe trajnerët.

Pas Shkëmbit, Josës dhe Maganit tashmë do të jetë radha e Bledar Devollit, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës së KEK-ut.

Është vet tekniku gjirokastritë që konfirmon gjithçka në “Panorama Sport’’ .

Fotografia e Gezim Mehmeti

“Kam biseduar me drejtuesit, nesër do të shkoj në Kosovë për të mbyllur gjithçka dhe nisur këtë aventurë të re. Më pëlqeu projekti”

Nesër pritet edhe zyrtarizimi për gjirokastritin që në Shqipëri ka drejtuar skuadrat e Luftëtarit, Bylisit dhe Kamzës.