Flet debutuesi Ilir Nallbani, kështu e vlerëson barazimin me Trepçën ’89

Besa dhe Trepça ’89 i ndanë pikët duke barazuar me rezultat 0:0, në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Trajneri i Besws, Ilir Nallbani, debutoi me barazim nw kwtw duel. “I kishim rastet për të shënuar, por edhe 89-shi ishte në disa situata e rrezikshme. Kështu e ka futbolli. I dëshirojë suksese edhe 89-shit në ndeshjet e ardhshme. Ne synojmë që të jemi në majet

e klasifikimit dhe si futbollist nuk jam dorëzuar asnjëherë, por edhe si trajner nuk e kam ndërmjet të dorëzohem”, ka thënë trajneri i Besës, Ilir Nallbani që në këtë post e zëvendësoi të larguarin, Arbnor Morina. /Olle