Flasin trajneri dhe lojtari bullgar: Kosova luajti mirë

Trajneri i Bullgarisë, Minchev është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipi të tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë.  Jam i lumtur për ndeshjen e treguar dhe që arritëm të fitojmë. Kemi luajtur shumë më mirë në pjesën e dytë me mbrojtje të fort që kemi aplikuar”, ka thënë trajneri i Bullgarisë, Lyubomir Minchev.

Edhe lojtari Velikov u nda i kënaqur me fitoren.

“Kosova ka luajtur shumë mirë, por ne arritëm ta përballonim mjaftë mirë dhe në fund shënuam fitore. Ishte një atmosferë e mirë dhe dua t’i uroj fat Kos”vës”, ka thënë  Asen Velikov, lojtari i Bullgarisë.  /olle/