“Flashscore” ia huq keq, i ngatërron dy skuadrat e futbollit kosovar

Skuadra kosovare, Mitrovica është duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve për femra.

Kjo skuadër në dy takime parakualifikuese në fazën e grupeve të garës së lartë cekur ka arritur poaq fitore, shkruan GazetaOlle.

Mitrovica pra pas dy ndeshjeve tubon 6 pikë dhe gjendet në pozitën e parë e ndjekur nga skuadra malazeze, Breznice.

Më këta të fundit, Mitrovica do të takohet nesër dhe një barazim eventual do t’i dërgonte tutje kosovaret.

Por faqja e njohur për rezultate ‘Flashscore’ ka bërë një gabim të papritur.

Në vend se të shkruante emrin e KFF Mitrovicës ata kanë vendosur emrin e Trepçës ’89, dhe nuk dihet se nga ka ardhur ky inspirim.

Siç dihet Trepça 89 nuk ka ekip në konkurrencën e femrave./GazetaOlle