Flamurtari zhvilloi sot miqësore luksi me skuadër arabe

Flamurtari i Prishtinës ka zhvilluar sot një miqësore luksi.

Kuqezinjtë kanë luajtur me Al Hamriyah të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndeshja u luajt në Shkup, ndërsa fitore shënuan arabët 2:1, shkruan Gazeta Olle.

Prishtinasit u paraqitën me lojtarët që dje nuk u aktivizuan në fitoren 1:0 ndaj Ferizajt në IPKO Superligë.