Flamurtari – Trepça ’89, a mund ta besoni ku do të luhet ndeshja?

Flamurtari i Prishtinës është dënuar me katër ndeshje moslojë nga Komisari i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ky vendim i rëndë ka bërë që kuqezinjtë të mendojnë për stadiumin ku mund të luajnë ndeshjet si vendas.

Sipas rregullores së FFK-s, Flamurtari duhet të gjejë stadium në largësi 30 kilometra.

Dhe për këtë ata kanë gjetur stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, që kalon 30 kilometërshin e kërkuar nga FFK, shkruan “GazetaOlle.com”.

Flamurtari

Pikërisht në këtë stadium, nesër ata do të presin kampionin në fuqi, Trepça ’89.

Me gjasë, kryeqytetasit do t’i luajnë edhe ndeshjet tjera në Podujevë, por ka gjasa që atyre edhe t’u zbutet dënimi.

Dënimi erdhi pasi një tifoz u inkuadrua në fushë dhe goditi një lojtar të Vëllaznimit, në ndeshjen e luajtur javën e kaluar. /Gazeta Olle/

flamurtari vellaznimi flamurtari vellaznimi flamurtari vellaznimi flamurtari vellaznimi Flamurtari-VLL flamurtari