Flamurtari pritet të dënohet, futbollisti i Feronikelit përjetoi “ferrin”

Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj klubit të Flamurtarit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kjo pasi që tifozët e ekipit prishtinas e ofenduan në kohr dhe hodhën shishe drejt lojtarit mysafir, Kreshnik Lushtaku.

Arsyetimin mund ta gjeni më poshtë në njoftimin për shtyp të FFK-së.

kreshnik lushtaku

“Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 11..10.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka inicoi procedurë:

3. Ndaj KF “Flamurtari” (motivi- fyerje dhe sharje në kor nga tifozët drejtuar lojtarit mysafir F.Lushtaku pas përfundimit të pjesës së pare, ku pati edhe hedhje të shisheve Pvc në drejtim të lojtarit.

kreshnik lushtaku landrit rama

 

Komisioni i Garave kërkon nga KF Flamurtari që të deponojë deklaratë në FFK deri ditën e premte në orën 12.00″, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndryshe, Flamurtari dhe Feronikeli barazuan 2:2.