Flamurtari mes kaosit pa paga e me bojkote, Thaçi vjen me një deklaratë të çuditshme

Flamurtari pësoi humbje minimale nga Liria sot 1:0 në Prizren.

Kuqezinjtë vinin nga një periudhë e vështirë, ku lojtarët s’kanë marrë paga, përcjellë Gazeta Olle.

Mirëpo trajneri Arsim Thaçi deklaroi që atmosfera në ekip është e shkëlqyeshme.

“Pësuam humbje sepse nuk i realizuam rastet tona. Atmosfera në ekip është fantastike dhe jam shumë i kënaqur me ekipin”, deklaroi Thaçi për Supersport.

“Kemi bërë punë shumë të mirë. Krahasuar me edicionin e kaluar, jemi shkëlqyeshëm në tabelë”, vazhdoi ai.

Flamurtari mbetet i pesti në tabelë me 22 pikë. /Gazeta Olle/