Flamurtari merr dy super-lojtarë

Genc Sermaxhaj dhe Ardian Muçiqi, në edicionin e ardhshëm do ta bartin fanellën e Flamurtarit.

Lajmi konfirmohet nga drejtori sportiv i Flamurtarit, Agim Hasani. “Me  mbrojtësin Muçiqin e kemi përfunduar marrëveshjen, ndërkohë që nesër pritet që ta mbyllim edhe me mesfushorin Genc Sermaxhajn”,deklaroi Agim Hasani për Gazetaolle.com.

Sermaxhaj në gjashtë muajt e fundit ka qenë pa klub kurse Muçiqi e ka batuar fanellën e Llapit.