Flamurtari ‘godet’, merr sulmuesin Egzon Kurteshin

Flamurtari e ka marrë seriozisht rikthimin në Superligë. Pasi që në radhët e veta ka ofruar shumë lojtarë cilësore, radhë e ka sulmuesi më i mirë i KEK-ut, Egzon Kurteshi.

“Duhet ndonjëherë të bëjmë ndryshime. Flamurtari e synon Superligën dhe për këtë kam vendosur të kaloj te kjo skuadër”, tha Kurteshi për Gazetaolle.com.

Kurteshi ishte njëri ndër shënuesit më të mirë në Ligën e Parë sezonin e shkuar duke shënuar 13 gola për KEK-un. /olle/